Amerika

Masakra në SHBA, autori vrau për hakmarrje pas seksit me një gay me HIV

Një burrë i cili pretendon se ishte i dashuri i vrasësit të Orlandos, Omar Mateen zbuloi se ai u çmend kur kuptoi se njëri nga personat me të cilët kishte pasur marrëdhënie ishte me HIV pozitiv.

Homoseksuali me prejardhje hispanike, i identifikuar vetëm si Miguel, tha për Univision se ishte takuar me Omar Mateen në Grindr para se të bëheshin “miq”, dhe se ishin takuar 20 herë në një hotel në Orlando, Florida.

Miguel e përshkroi Mateen si një gay i hutuar dhe pijanec i cili tërhiqej nga latinët, por edhe ndihej i refuzuar nga ata. Ai beson se masakra e Mateen ishte një ‘hakmarrje’ pasi zbuloi se njëri nga puertorikanët me të cilët kishte marrëdhënie ishte HIV-pozitiv.

‘Gjëja që më bën ta them të vërtetën është që ai nuk e ka bërë për terrorizëm”, tha Miguel për Univision. “Për mendimin tim ai e ka bërë për hakmarrje”.

Një përfaqësues i hotelit Ambasasdor ka konfirmuar se Omar ishte një fytyrë e njohur për ta dhe se e vizitonte këtë hotel deri 63 herë në vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button