roze

Chloe Grace Moretz, adoleshentja më e paguar në Hollivud

chloe-17Është bërë e famshme që në moshën 13-vjeçare, kur interpretoi një vrasëse në filmin e vitit 2010 ‘Kick Ass’. Tani, 4 vjet më vonë, Chloe Grace Moretz është shndërruar në adoleshenten më të paguar në Hollivud.

Sipas TMZ-së, 17-vjeçarja do të fitojë 550 mijë $ nga filmi i saj i fundit ‘The Equalizer’, me protagonist të mirënjohurin Denzel Washington.

Chloe ka “futur në xhep” 400 mijë $ si fillim, ndërsa shumë shpejt do të marrë 150 mijë $ bonus që parashikoheshin në kontratë nëse filmi do të grumbullonte 100 milionë $ në “box office” të Amerikës së Veriut.

Deri tani, filmi ku 17-vjeçarja interpreton një prostitutë ruse ka grumbulluar 64 milionë $ që nga shfaqja e tij e parë në muajin shtator.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button