Bota

‘Foreign Policy’ thyen traditën, mbështet Clintonin për presidente

Revista prestigjioze amerikane ”Foreign Policy” theu traditën duke mbajtur për herë të parë pozicion në zgjedhjet presidenciale dhe duke mbështetur Hillary Clinton.

Revista e cilësoi Donald Trump si ”kandidati më i keq në një parti të madhe në historinë amerikane”.

E përditshmja ”USA Today” theu gjithashtu traditën në fund të shtatorit duke mbajtur qëndrim kundër kandidatit republikan, duke e cilësuar “demagog i rrezikshëm” por pa mbështetur kandidaten demokrate.

”Edhe pse përçojmë një sërë vlerash në marrëdheniet tona me lexuesit, pavarësisht bindjeve politike, kryeredaktori i FP-së thyen traditën duke mbështetur Hillary Clinton për një zgjedhje të afërt si presidente e SHBA-së”, shkruan në një editorial revista e specializuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, transmeton atsh.

“Lista e arsyeve që Trump përbën një rrezik potencial është aq e gjatë sa kthehet në çështje tronditëse nëse do të zgjidhet kandidati i një partie të madhe për presidencën”, saktëson revista.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button