☁️
Tiranë 16°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,779 ▼ -1.21% ETH $2,376 ▼ -1.34% XRP $1.2837 ▼ -3.12% SOL $102.0400 ▼ -2.49%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Hillary Clinton në kulmin e popullaritetit, rrit epërsinë ndaj Donald Trumpit

Teksa fushata e Donald Trumpit është rënduar pas publikimit të incizimeve të komenteve të pahijshme seksuale për femrat që kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kishte bërë më 2005, miliarderi nga Nju-Jorku tani ndodhet edhe më larg rivales së tij demokrate, Hillary Clinton, në anketat e opinionit.

Clinton ka rritur epërsinë e saj ndaj Trumpit, sipas një ankete të re të realizuar me votues të mundshëm nga NBC News dhe Wall Street Journal.

Anketa, e realizuar të shtunën dhe të dielën, por para debatit të dytë presidencial, tregon se Clinton gëzon mbështetjen e 46 për qind të votuesve të mundshëm në një garë me katër pjesëmarrës, ndërsa Trump mbështetet nga vetëm 35 për qind e tyre.

Libertariani Gary Johnson mbështetet nga nëntë për qind e votuesve të mundshëm, ndërsa kandidatja e Partisë së Gjelbër, Jill Stein, gëzon mbështetjen e vetëm dy për qind të votuesve të mundshëm.

Në një përballje kokë më kokë, epërsia e Clintonit ndaj Trumpit rritet në 14 për qind – 52 për qind mbështesin Clintonin, 38 për qind mbështesin Trumpin.

Dhe, në mesin e të gjithë votuesve të regjistruar, epërsia e Clintonit është prej 13 për qind, që përbën avantazhin më të madh të saj që kur anketa ka nisur të testojë fuqinë e dy politikanëve në shtatorin e vitit të kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.