Kronika

Mot i keq në verilindje dhe juglindje

Verilindja dhe juglindja e vendit janë përfshirë gjatë natës nga reshje të dendura dëbore.

Verilindja dhe juglindja e vendit janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore në orët e para të mëngjesit.

Në Dibër, temperaturat zbritën nën zero dhe ngrirja e dëborës së rënë në disa akse ka shkaktuar vështirësi.

Në Bulqizë, trashësia e dëborës shkon në 5 cm, ndërsa në zonat e thella si Ostren, Martanesh, Trebisht, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë shkon nga 15-20 cm. Policia u ka rekomanduar drejtuesve të automjeteve përdorimin e zinxhirëve në segmentet ku ka prani të dëborës.

Edhe i gjithë qarku juglindor i Korçës është mbuluar nga bora. Rreshjet intensive kanë bërë që trashësia e saj të arrijë deri 25 cm në fshatin turistik të Dardhës dhe në Qafën e Qarrit. Në segmentin Qafë Thanë-Kapshticë bora ka shkuar 8-10 cm. Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë. Aksi Qafë Thanë-Kapshticë kalohet me zinxhirë në disa pjesë.

30 cm dëborë raportohet edhe nga Stëbleva e Librazhdit, por nuk ka njoftime për rrugë të pakalueshme. Dëborë ka edhe në Prrenjas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button