Kosova

Johnson zbret në Kosovë, pritet nga Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në Aeroportin e Prishtinës Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin ka zhvilliar edhe takim zyrtar.

Hoxhaj e ka falenderuar Johnson për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka treguar për Kosovën, duke vënë në pah që ky shtet është njëri nga aleatët më të mëdhënjë që ka Kosova. Ai ka thënë se Kosova është e interesuar për intensifikim të marrëdhënieve në fushat e interest të përbashkët.

“E falenderojmë Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar ndaj Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Marrëdhëniet ndërshtetërore janë të shkëlqyera dhe jemi të interesuar për intensifikim të marrëdhënieve në fushat e interest të përbashkët. Mbretëria e Bashkuar është njëri nga aleatët më të mëdhënjë të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Sekretari Johnson, sot ka një agjendë të ngarkuar në Kosovë, ku do t’i takojë krerët më të lartë të shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button