🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,635 ▼ -1.3% ETH $2,367 ▼ -1.39% XRP $1.2769 ▼ -3.28% SOL $101.3900 ▼ -2.78%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Donald Trump me rrënjë gjermane

Donald Trump gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale i shigjetoi imigrantët ilegalë, por vetë ai ka rrënjë gjermane.

Imigrantët ilegalë, ngritja e murit me Meksikën për të penguar meksikanët të vijnë në Amerikë, ishin këto tema, me të cilat ndër të tjera Donald Trump bëri fushatë, e madje arriti të bënte votuesit për vete.

Por Donald Trump vetë është me origjinë të huaj, të parët e Donald Trump vijnë nga Gjermania e kanë hyrë ilegalisht në SHBA, shkruan radioja gjermane, SWR. Friedrich Trump, gjyshi i Donald Trump, që më vonë jetoi në Amerikë me emrin Frederick Trump ka lindur në 1869 në Kallstadt, landin Renani-Pfalc, një qytezë e vogël me rreth 1000 banorë, ku çdo vite vijnë njerëz e gjithë bota për festën e verës.

Gjyshi i Trumpit vinte nga një familje e thjeshtë, dhe ishte njëri nga gjashtë fëmijët e një vreshtari. Pas shkollës ai mësoi profesionin e berberit. Në vitin 1885, në moshën 16 vjeçare e braktisi vendlindjen me shpresën për një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte një kohë kur më shumë se 100.000 gjermanë merrnin rrugën e kurbetit me ëndrrën për një jetë më të mirë. Gjyshi i Donald Trumpit pas ardhjes në Nju Jork e filloi jetën në pjesën perëndimore të SHBA-së, më vonë u fut në tregtinë e floririt, bleu prona, duke vënë kështu edhe bazamentin për pasurinë e ardhshme të dinastisë Trump.

Vetë qyteti Kallstadt pas zgjedhjes së Donald Trumpit si president nuk reagoi me entuziazëm. “Ai nuk është interesuar ndonjëherë për Kallstadtin”, thotë një shitëse. Një gjë dihet -në këtë qytet ai nuk kishte për të marrë vota. Edhe “Instituti për Historinë e Pfalcit dhe Etnografinë” e konfirmuar origjinën e Trumpit nga Kallstadt, sipas SWR.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.