Kronika

Refuzohet udhëtimi i 750 shqiptarëve në Evropë

Ditët e fundit raportohet të jenë ndaluar të udhëtojnë drejt vendeve Shengen rreth 750 shtetas të Shqipërisë.

Ministria e Brendshme në Tiranë njofton nëpërmes një deklarate se e drejta e udhëtimit këtyre qytetarëve iu është refuzuar, për shkak të shkeljeve të procedurave.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen, përfshirë këtu dokumentacionin dhe afatin e qëndrimit.

“Për gjatë 72 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka refuzuar të drejtën e udhëtimit në zonën Shengen rreth 750 shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, të cilët rezultuan në shkelje të procedurave për udhëtim në zonën Shengen.

Policia e Shqipërisë ka shtuar masat e kontrollit në pikat kufitare, me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button