Bota

Agjentë sekretë të Europolit të infiltruar mes emigrantëve në Greqi

Agjencia Evropiane e Policisë Europol ka dërguar ekip agjentësh sekretë në qendrat për regjistrimin e emigrantëve nëpër Greqi, me qëllim që të pengohet infiltrimi i elementëve të Shtetit Islamik dhe të zvogëlohen aktivitetet e rrjeteve të tjera kriminale, njofton “Katimerini”.

Në një intervistë, Robert Çrepinko, drejtor slloven i Qendrës evropiane të sapoformuar për trafikimin e emigrantëve (EMSC), deklaroi se 10 agjentë në detyrë sekrete aktualisht janë të stacionuar në ishujt e Egjeut Lezbos, Samos, Hios dhe Leros, si dhe në në Pire, me detyrë që t’i kontrollojnë emigrantët e dyshimtë dhe t’i krahasojnë me të dhënat e Europolit, në Hollandë.

Operacioni është hartuar në samitin urgjent të ministrave për Punë të Brendshme të BE-së pas sulmeve terroriste në Paris në nëntor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button