Kronika

Elbasan, shpërthim me eksploziv në banesën e 62-vjeçarit

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në lagjen ‘5 Maji’ të Elbasanit.

Policia thotë se shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi në pjesën e jashtme të banesës së 62-vjeçarit me iniciale E.R. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërkohë që nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi.

Për pasojë, është dëmtuar vetëm porta prej hekuri e banesës dhe dëme të tjera materiale. Policia po merr në pyetje pronarin e banesës për të mësuar nëse ka konflikte të mundshme. Deri tani nuk dihet asgjë rreth shkaqeve apo identitetit të autorit/ëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e këtij akti kriminal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button