Ekonomia

Komisioni i Ekonomisë miraton grantin prej 2 milionë eurosh të KfW për OSHEE

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të hënën marrëveshjen me Gjermaninë për projektin “Linja unazore 110 KV në Shqipërisë Jugore (Përmirësimi i efiçencës në fushën e energjisë”)”.

Një grant prej 2 milionë euro është dhënë nga qeveria gjermane, nëpërmjet bankës KfW, për përmirësimin e kushteve teknike-administrative për OSHEE. Ky fond është pjesë e marrëveshjes mes dy qeverive për masën shoqëruese të projektit “Linja unazore 110 KV në Shqipërinë Jugore”.

Sipas marrëveshjes, granti do të ndihmojë me shërbime këshillimore të menaxhimit të OSHEE-së dhe ka si objektiv kryesor që të kontribuojë në ujen e konsiderueshme dhe të qëndrueshme të humbjeve (teknike dhe jo teknike) në sistemin e shpërndarje si dhe përmirësimin e performancës operacionale dhe financiare të OSHEE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button