☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.70 ▲1.8%
ARI 4,062 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,406 ▲ +1.91% ETH $2,366 ▲ +2.24% XRP $1.3270 ▲ +1.95% SOL $102.9100 ▲ +2.73%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,062 ▼0.31 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,062 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

PR: Ndalni kompensimin e pronave derisa të shprehet Kushtetuesja

Kur Agjencia e Trajtimit të Pronave po publikon listat e ish-pronarëve që përfitojnë kompensim financiar të pronës, Partia Republikane i kërkon qeverisë të ndërpresë procesin derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet në mënyrë përfundimtare mbi ligjin e ri.
Republikanët e quajnë absurde metodologjinë që po përdoret për të llogaritur vlerën e pronës, bazuar në gjendjen e vitit 1945.
“Gjykata Kushtetuese e ka çuar draftin e ligjit në Komisionin e Venecias. Kemi bindjen se ky komision, bazuar në konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut, do t’i japë zgjidhje të drejtë problemit të pronës në Shqipëri, duke rekomanduar rrëzimin e këtij ligji”, tha Maksim Begeja, PR.
Rrëzimin e ligjit, sipas Partisë Republikane e dikton edhe vendimi i marrë dy muaj më parë nga Gjykata e Strasburgut.
“Kjo gjykatë nuk pranoi mënyrën e kompensimit të pronarëve sipas gjendjes aktuale të pronës në vitin 1945, por theksoi se kompensimi do të bëhet mbi bazën e ligjit të vitit 2008, i cili parashikon kompensim me vlerën reale të tregut. Bazuar në këtë arsyetim, Gjykata e Strasburgut detyron qeverinë shqiptare që t’u paguajë 21 pronarëve shqiptarë rreth 6 mln euro”, tha më tej Maksim Begeja.
Partia Republikane deklaron se kompensimi sipas ligjit të ri do të rëndojë faturën financiare që taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë si pasojë e gjobave të Strasburgut, shumë që deri më sot kap shifrën 37 mln euro, nga të cilat qeveria ka paguar 10 mln.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.