Rajoni

Një i vrarë dhe pesë të plagosur në një shpërthim në Podgoricë

Drejtoria e policisë në Podgoricë tha se në hyrje të ndërtesës së Gjykatës Themelore në Podgoricë, personi M.B. i lindur në vitin 1983, me shumë gjasë ka aktivizuar një bombe dore nga e cila ka humbur jetën, ndërsa pesë persona të tjerë mbetën të plagosur.

Sërgjan Koraç nga policia e Podgoricës tha se të plagosurit po trajtohen në spital dhe nuk janë në rrezik jete.

Policia tha se po kryen hetime por ende nuk dihet asgjë për motivet ngjarjes së sotme që pasoi një periudhë kërcënimesh të rreme për vendosje bombash për shkak të të cilave ditët e fundit janë evakuuar ndërtesat e Kuvendit komunal të Podgoricës, Gjykatës së lartë dhe asaj të Apelit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button