🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.84 ▼1.38%
ARI 4,014 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,520 ▼ -0.07% ETH $2,346 ▲ +0.13% XRP $1.2999 ▲ +0.53% SOL $101.6700 ▲ +0.05%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.84 ▼1.38 % ARI 4,014 ▲0.14 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.84 ▼1.38 % ARI 4,014 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
26 Tet 2026
Breaking
Bota

Blinken: Rusia duhet të ndëshkohet për luftën në Ukrainë

“Nëse e lejojmë Rusinë pa u ndëshkuar për atë që bën në Ukrainë, ky do të ishte një mesazh për agresorët kudo, se ndaj tyre nuk do të kishte pasoja”, tha Sekretari Blinken.

Sekretari i Shtetit i bëri komentet në një takim të ministrave të jashtëm të Grupit të Katërshes, të përbërë nga Australia, India, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë të publikuar pas takimit, grupi u shpreh se përdorimi, apo kërcënimi për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë është “i papranueshëm”.

Me një referencë të qartë për Kinën, ministrat e Grupit të Katërshes dënuan në deklaratën e tyre veprimet që rrisin tensionet në Detin e Kinës Jugore, si dhe “militarizimin” e territoreve të diskutueshme në këtë zonë.

“…një gjë që do të donim të thonim është zbatimi i ligjit, i rregullave ndërkombëtare. Për sa kohë që Kina i përmbahet rregullave dhe normave ndërkombëtare dhe vepron brenda institucioneve ndërkombëtare, standarteve dhe rregullave, atëherë nuk ka konflikt për çështjet mes Kinës dhe Grupit të Katërshes”, tha Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi.

Në deklaratën e Grupit të Katërshes jepet mbështetje e fortë për parimet e lirisë, shtetit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial, zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve pa përdorimin e forcës, si dhe kundërshtohet çdo përpjekje e njëanshme për të ndryshuar status quo-në.

Megjithëse në deklaratë nuk përmendet Kina, Ministria e Jashtme kineze kritikoi Grupin e Katërshes duke thënë se “bashkëpunimi mes vendeve duhet t’i përmbahet tendencës së kësaj periudhe për paqe dhe zhvillim dhe se nuk duhet të angazhohen në klika ekskluzive”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.