☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.22 ▼1.52%
ARI 4,056 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,340 ▼ -0.71% ETH $2,328 ▼ -1.12% XRP $1.3025 ▼ -1.91% SOL $100.6300 ▼ -1.3%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.22 ▼1.52 % ARI 4,056 ▲0.11 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.22 ▼1.52 % ARI 4,056 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Sa vite duhen për të blerë shtëpi në Shqipëri dhe Europë?

Sipas të dhënave të Numbeo për renditjen e 23 qyteteve të përzgjedhura nga “Monitor” për treguesin e përballueshmerisë për blerjen e një apartamenti, Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas kryeqytetit të Serbisë dhe Parisit.

Sipas këtij indeksi, në Tiranë duhen 18,7 vite të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në Budapest duhen 14,8 vite, në Zyrih 12 vjet, në Vjenë, 11.1 vite, në Amsterdam 9.5 vjet dhe në Bruksel, 6.5 vjet. Për qytete si Majami në SHBA duhen 5.3 vite dhe për të blerë një shtëpi në Dubai, 3.7 vjet.

Në Tiranë, një apartament me sipërfaqe 100 m² në afërsi të qendrës nis me vlerë nga 100,000 euro.

Për shkak të të ardhurave të ulëta një familje shqiptare i duhet më tepër vite për t’u bërë pronar i një shtëpie, krahasuar me qytetet kryesore europiane.

Më i shtrenjti në rajon është Serbia, ku duhen 20 vite për t’u bërë pronar shtëpie. Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Zagrebi dhe Shkupi.

Në Athinë, ku çmimet kanë rënë ndjeshëm që pas krizës që rrezikoi daljen e vendit nga euro, duhen 13.9 vjet për të blerë një shtëpi dhe në Selanik, 11.8 vjet.

Në Europë më i shtrenjtë se Tirana është Parisi dhe Milano. Në Paris një familje i duhen 19.8 vjet për të blerë një shtëpi dhe në Milano, 18.8 vjet.

Ndërsa qyteti më i lirë europian për të blerë një shtëpi është Udine.

Në këtë vend nevojiten 5.1 vite. Por me sa duket kjo mund të përfitohet vetëm nga vendasit apo shqiptarët rezidentë në Itali.

Ndërtuesi Hajredin Fratari, i cili dy vitet e fundit po ndërton apartamente banimi në këtë qytet, thotë se kërkesa nga shqiptarë është zero. Sipas tij, kjo nuk vjen për shkak të çmimit, por pamundësisë për kreditimin e shtëpisë nga bankat italiane.

Ndërtimet e reja në këtë qytet me afërsi me Romën, sipas Fratarit, nisin nga 3,500 euro/m².

Edhe Dritan Leka, nga agjencia imobiliare “Century 21 CPM Smart”, thotë se moskreditimi i bankave të huaja për blerjen e një prone jashtë shtetit për banorët jorezidentë vlerësohet si një pengesë për shumë shqiptarë që kërkojnë të blejnë shtëpi jashtë shtetit.

Z. Leka shton se disavantazh për një investim jashtë për një kategori të caktuar individësh vlerësohet edhe pamundësia e menaxhimit të pronës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.