Kosova

Delegacioni i Ministrisë së Arsimit të Turqisë viziton Kosovën

Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit nga Kosova dhe Turqia zhvilluan takime në Kosovë, në qytetin e Prishtinës dhe të Prizrenit. Në takim morën pjesë delegacioni nga Ministria e Arsimit të Turqisë, ku mes tyre ishte edhe drejtoresha e Përgjithshme e BE-së dhe Marrëdhënieve të Jashtme në Ministrinë e Arsimit në Turqi, Funda Kocabıyık dhe Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit të Lartë dhe të asaj Jashtë Vendit, Bülent Çiftçi. Gjatë takimeve e pranishme ishte edhe Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç.

Në një njoftim nga Instituti “Yunus Emre” bëhet e ditur se gjatë këtyre takimeve u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit, dhe delegacioni u informua rreth vizitave të terrenit dhe takimeve të protokollit.

Ndërkohë, drejtoresha e Përgjithshme e BE-së dhe Marrëdhënieve të Jashtme në Ministrinë e Arsimit në Turqi, Funda Kocabıyık dhe Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit të Lartë dhe të asaj Jashtë Vendit, Bülent Çiftçi, i shoqëruar nga delegacioni përfaqësues i Ministrisë së Arsimit të Turqisë, zhvilluan takime konsultimore edhe me këshilltarët e Ministrisë së Arsimit të Turqisë në Ballkan, si nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania.

Me këtë rast, Drejtoresha Kocabıyık u shpreh se këto takime do të mundësojnë ndarjen e ideve dhe zhvillimin e vlerësimeve, të cilat do të kontibuojnë në prodhimin e shërbimeve efektive. Kurse Çiftçi theksoi se nëpërmjet takimeve të tilla ku pjesëmarrësit diskutojnë, shfaqin idetë e tyre dhe krijohet bashkëpunimi, arrihet në rezultate pozitive.

“Vizita e Ministrisë së Arsimit të Turqisë në Kosovë, është mjaft pozitive për arsye të rezultateve konkrete të mundësive të bashkëpunimit. Në takim vërehej edhe nga reagimet e pjesëmarrësve se vazhdimi i këtyre takimeve konsultive me këshilltarët e arsimit, do të ishte mjaft me vend”, thuhet pos të tjerash në njoftim nga Instituti “Yunus Emre”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button