Kronika

Vrasja në Linzë, arrestohet ish-polici

Operacion në shkallë të gjerë i Drejtorisë së Policisë Tiranë. Në këtë operacion u angazhuan rreth 200 forca policie, të cilat ushtruan rreth 24 kontrolle në ambiente dhe banesa të ndryshme të cilat ishin të dyshuara nga ana e policisë.

Në këtë operacion u përfshinë Forcat e Drejtorisë se Policisë Tiranë, nga Sektori për Krimet e Rënda dhe Forcat Operacionale, në bashkëpunim më Forcat Speciale RENEA dhe FNSH-ja.

Si rezultat i këtij operacioni u kap shtetasi i shpallur në kërkim Mirsad Kuçana, 28 vjeç, lindur në Bajram Curri dhe banues në Tiranë, (ish efektiv policie).

Gjithashtu janë kapur edhe disa persona të tjerë për të cilët po punohet në lidhje me ngjarjen. Nga ana e strukturave të përmendura më sipër u ushtruan kontrolle me përmasa duke u shtrirë në disa qytete, si Tirana, Durrësi dhe Laçi.

Qëllimi i këtij operacioni është kapja e autorëve të vrasjes së shtetasit Enton Nikaj, dhe plagosjes së një shtetasit me iniciale I. G. Ky operacion është në vazhdim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button