Politika

Pas Ramës, ambasadori Lu zhvillon takim edhe me Bashën

Ambasadori amerikan Donald Lu ka pasur sot një axhendë të ngjeshur.

Pas takimit mëngjesin e sotëm me kryeministrin Edi Rama në ambientet e kryeministrisë, ku ishte i pranishëm dhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, ambasadori Lu ka zhvilluar takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Takimi mes dy zyrtarëve u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa ende nuk dihet tematika e diskutimeve.

Mendohet se një nga temat e diskutimit mund të jetë vizita e drejtorit të CIA-s në Tiranë pak ditë më parë, por edhe ligji i Vettingut.

Takimi vjen një ditë para seancës plenare të Kuvendit, ndërsa këto ditë në fokus është opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias sa i takon ligjit të Vettingut.

 

Related Articles

Nje koment

  1. SHBA BE NATO te bejne pastrimin etnik te shqipetareve nga hajduteria,kriminelet,traficantet dhe kopete e nipit t hajdutit Ahmet Zogu,Nexhmije Hoxha,Fatos Nano,rexhep meidani kastriot Islami,Ilir Meta,Sali Berisha,Lulezim Basha,Bujar Nishani Jozefina topalli Adriatik Llalla.Xhezair Zaganjori Noka,Paloka,Bylykbashi,kopeja e vladimir kristo nr gjykaten kushtetutese.Kjo dite do jete clirimi i vertete i shqipetareve nga roberia fashiste 600 vjecare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button