Kronika

Ministrja e Arsimit firmos shkarkimin për Rektorin e Universitetit të Durrësit

Ministria e Arsimit ka firmosur shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Durrësit Mihtat Mema.

Mithat-MemaMinistria ka bërë propozimin për shkarkim ndërkohë që pritet firma e Presidentit të Republikës. Shkarkimi u firmos të premten nga ministrja Nikolla. Shkarkimi i Rektorit vjen pas denoncimeve kundër Rektorit. Ndërkohë Rektori Mema kohët e fundit ka pasur përplasje me dekanin e Universitetit Elmaz Leci. Ministrja Nikolla pak kohë më parë inspektoi Universitetin e Durrësit.

PËRPLASJA E REKTORIT ME DEKANIN

Rreth një muaj më parë teksa bëri një inspektim në Universitetin e Durrësit ministrja Nikolla zbuloi se Rektori Mema mbante të “burgosur” për më shumë se dy muaj dekanin Elmas Lezi. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku në formë ndëshkimi rektori Mithat Mema ka pezulluar nga aktiviteti dekanin Elmas Leci dhe e ka detyruar këtë të fundit të qëndronte në një zyrë me kushte jo normale.

Dekani i Shkencave Politike Juridike, i mbyllur në një zyrë të vogël, me vetëm 1 karrige dhe një tryezë, ishte i përjashtuar nga mësimdhënia. Gjithashtu, me një urdhër me gojë, ai ishte detyruar të qëndronte nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 në zyrë pa lëvizur prej saj dhe çdo ditë do të firmoste procesverbalin, që tregonte se kishte ardhur në punë dhe po largohej pasi kishte plotësuar orarin zyrtar. Sipas dekanit Leci, nëse do të dilte nga zyra qoftë edhe për nevoja personale, duhet të merrte leje te burimet njerëzore, të cilat e mbanin nën monitorim me urdhër të rektorit. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e ka quajtur të paprecedentë këtë ngjarje, duke theksuar se do të merren të gjitha masat që përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të marrin ndëshkimin e merituar.

Faksimile e procesverbalit për hyrje¬daljen e dekanit Gjatë ballafaqimit trepalësh Nikolla¬ Mema¬Leci, ministrja doli në konkluzionin se situata ishte krijuar për shkak se rektori kishte kërkuar që ta shkarkojë dekanin, por në kushtet kur përgjigjja ishte negative, Mema në formë hakmarrjeje ka bërë vetëgjyqësi. Rektori Mema i ka dorëzuar një kërkesë MAS për shkarkimin e tij. Në përgjigjen e saj, MAS kishte refuzuar tri herë kërkesën dhe kishte urdhëruar rikthimin në aktivitet të dekanit Leci. Pas kësaj, rektori ka urdhëruar përgjegjësen e burimeve njerëzore që të mbajë një procesverbal për dekanin dhe ta kishin nën monitorim të rreptë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button