Rajoni

Biznesmeni serbo-amerikan, thyen shpresat e Serbisë: Vonë jemi, shqiptarët e Kosovës veç kanë lidhje me Trumpin!

Dobrivoje Tanasijeviq (83), biznesmen i fuqishëm që ka 60 vite që jeton në SHBA, thotë se nëse serbët duan që presidenti i ri amerikan, Donald Trump, të bëjë diçka të mirë për ta, duhet të mos rrinë duarkryq.

“Kam frikë se kemi humbur hapin me të tjerët në rajon që veç kanë kontakte me këshilltarët e Trumpit. Raporte të mira kanë ata nga Kroacia, Sllovenia e Kosova”, thotë ai për Alo, transmeton Telegrafi.

I pyetur se cilat janë tarifat që politikanët amerikanë të luftojnë për serbët, ai thotë: “Varet nga posti, por shërbimi nuk shkon nën një milion në vit. Është legjitime dhe nuk është turp. Shiko çfarë bëjnë në Kosovë: ia kanë ngre përmendoren Bill Clintonit në qendër të Prishtinës, rrugën e emërojnë me emrin e djalit të Joe Bidenit, shitoret i quajnë Hillary Clinton. Tash edhe Trumpin do ta nderojnë”.

Ai thotë se për ta bërë Trumpin për vete, serbët duhet të rishikojnë raportet me Rusinë që janë të dëmshme për ta, sepse fjalët se Trumpi do të ketë raporte të mira me rusët janë përralla fëmijësh.

“A e dini ndonjë gjerman që është njeri i rusëve? Trumpi ka rrënjë gjermane”, shton ai. “Dhe, mos harroni, FBI dhe CIA e sollën atë në pushtet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button