☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.34 ▼1.4%
ARI 4,053 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,390 ▼ -0.72% ETH $2,331 ▼ -1.04% XRP $1.3016 ▼ -2.06% SOL $100.5600 ▼ -1.42%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.34 ▼1.4 % ARI 4,053 ▲0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.34 ▼1.4 % ARI 4,053 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Saga kriminale “Çiço”; Një tjetër i vrarë, dyshohet si porositës i vrasjes në Tiranë

Një 34-vjeçar nga Telepena është ekzekutuardje në një pritë të organizuar në rrugën Fier-Seman. Nilgert Pata u qëllua me breshëri automatiku. Viktima jetonte në ilegalitet prej muajit gusht kur i kishte shpëtuar një tjetër atentati. Policia dyshon se vrasja e tij ka lidhje me vrasjen e Elton Çiços, për shkak të lidhjeve që kishte me autorët e këtij ekzekutimi.
Nelgert Pata është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë. Ai jetonte ne ilegalitet pasi ishte shpallur në kërkim prej 4 muajsh nga policia e Tiranës për akuzën e moskallëzimit të krimit.
Më 21 gusht të këtij 34-vjeçari  i shpëtoi një atentati në rrugën e Kavajës, teksa kishte vetëm dy javë që kishte dale nga burgu ku kishte vuajtur dënimin për shfrytëzim prostitucioni.
Pata u qëllua me një armë të gjatë, të dyshuar snajper duke u plagosur lehtë ne vesh sapo zbriti nga një automjet “Mercedes-Benz” i blinduar me targa ruse.
Në atë kohë policia dyshoi se ngjarja në fjalë erdhi si pasojë e veprës penale qe kishte bërë, por edhe për shkak të miqësisë së tij me autorët e vrasjes së Elton Çiços, i ekzekutuar në një lokal më 1 maj të këtij viti nga Jani Alia dhe Renato Milloshi, të cilët vijojnë të jenë në kërkim.
Por mesditën e së dielës 34-vjeçari Nelgert Pata nga Tepelena, ishte duke udhëtuar se bashku me një tjetër person nga Delvina, dhe në vendin e quajtur Qenas në aksin rrugor Fier- Seman janë qëlluar me armë zjarri automatike kallashnikov.
34 vjeçari vdiq në vend ndërsa miku i tij, i plagosur, u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia gjeti ne fshatin Zhupan, pak kilometra larg vendngjarjes nje automjet te djegur tip “Mercedes-Benz”, ku u gjetën edhe dy armë automatike, që mendohet të jenë përdorur nga autorët e këtij atentati.
Për momentin pista më e fortë që po heton policia për ekzekutimin e Patës është ajo për shkak të rivalitetit mes bandave të njohura si “Çunat e Tepelenës”  të drejtuara nga Jani Alia dhe Elton Çiço.
Një histori disa vjeçare me disa atentate dhe të vrarë, më i fundit, plagosja e 29 vjeçarit, Andi Mustafaraj, pranë ish-Ekspozitës në kryeqytet 1 muaj më parë.
Mes Aliajt dhe Çiços kishte patur një konflikt që sipas policisë e kishte origjinën te konfliktet për trafikun e drogës dhe prostitutave. Këtë lidhje ka bërë edhe policia në ngritjen e pistave të hetimit për vrasjen e ndodhur mesditen e së dielës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.