Rajoni

Telefonata sekrete: Greqia kërkon që t’i printojmë dhrahminë

Zbulime brenda ish-qeverisë së parë të SIRIZA-s dhe burime nga palë të ndryshme thonë se Athina i ka propozuar Rusisë printimin e monedhës së vjetër dhrahmisë, ndërkohë që ka ndërhyrë edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton për të firmosur memorandumin.

Është presidenti francez, Fransua Holond, ai që ka thënë se Putini e informoi atë se Ciprasi i kishte kërkuar nëse e kishte të mundur që të printonte dhrahminë në rast se Greqia do të vendoste për të dalë nga BE-ja.

Rrëfimi është bërë në librin “Një president nuk duhet t’u tregojë atyre”, i cili përfshin rrëfime të presidentit francez për dy gazetarë të “Le Monde” dhe ku Holond përshkruan një bisedë me homologun e ti rus, Vladimir Putin.

Në librin e Davet dhe Llome, të cilët i referohen telefonatës së Putinit me Holond, presidenti francez i thotë mikut të tij se ka një paralajmërim se Rusia po tenton të ndihmojë Greqinë të dalë nga Bashkimi Europian, ndërsa Putin i thotë: “Do të të jap një informacion… Greqia jonë i ka kërkuar Rusisë që të printojë dhrahminë, sepse ata nuk kanë më mundësi për ta bërë vetë”.

Sipas autorëve kjo është prova se qeveria greke në ato momente mendonte seriozisht që të linte BE-në.
“Por unë dua t’iu them se kjo nuk është diçka që ne e dëshirojmë”, vijoi Putini.

Opozita e Demokracisë së Re ka reaguar duke thënë se nuk ka garanci që kryeministri Cipras nuk do t’i rikthehet planit të tij për të printuar dhrahminë në një moment të dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button