Ekonomia

Tregu i Rrogozhinës, AKU: Jashtë çdo standardi higjenik

Autoriteti për Kontrollin Ushqimor ka kryer këtë të shtunë një seri kontrollesh në tregun e hapur të Rrogozhinës. Ky treg sipas, AKU-së, është jashtë kushteve dhe standardeve për shitjen e produkteve për konsumatorin.

Për këtë arsye gjatë aksionit janë sekuestruar 77 kilogramë mish, 5 kg sallam, 13 kg kofsha pule, si dhe peshk, vezë dhe dy qengja.

Gjatë aksionit kontrollorët e AKU-së kanë konstatuar se, kafshët therren jashtë çdo standardi, pa thertore dhe pa pika të miratuara për therrje.

Tregu i hapur është nën menaxhimin e Bashkisë së Rrogozhinës, e cila u gjobit një muaj më parë me 300 mijë lekë gjobë nga AKU për këtë treg dhe u paralajmërua më pas zyrtarisht për marrjen e masave.

“Tregu nuk plotëson asnjë kusht, pasi kafshët therren hapur në këtë shesh dhe në mënyrë të palejueshme”, deklaroi zëdhënësi i AKU-së, Granit Sokolaj.

Tregu i Rrogozhinës funksionon prej 25 vitesh në një fushë të hapur buzë lumit Shkumbin dhe nuk është i liçencuar nga bashkia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button