Kryeartikull

Intervista e Fundit e Ambasadores Kim

Nevrus Nazarko

Ditet e fundit, mediat prane qeverise fillimisht, dhe te tjerat me vone, mbushen faqet e para te tyre me lajmin e cuditshem, gatuar dhe emetuar nga kuzhina e AgjitPropit te Fuges, ne lidhje me perfundimin e mandatit te ambasadores se SHBA’se ne Shqiperi, Zonjes Yuri Kim.

Nje risi me vete ky lajm, nje deklarate aspak diplomatike, tamam-tamam ne kufijte e incidentit diplomatic nga ministja e jashtme Znj. Xhacka, dhe kuptohet nje kercellitje dhembesh nga pas kunitave nga KM Rama I cili jeton per momente te tilla, kur pasi I perdor bashkepunetoret (qofshin ministra apo ambasadore) i ben “kurban” e keshtu egzalton edhe me teper turmat militante si udheheqes global.
Pa u zgjatur ne kete marrezi diplomatike dhe te paprecedente, pasi eshte trajtuar gjeresisht ne ditet e fundit ne shtyp, dhe ne faqet online anembane spektrit shqiptar, do e shoh nga nje kendveshtrim tjeter.
Eshte praktike e njohur dhe e aplikuar gjeresisht ne perendim, sidomos ne rrangjet administrative e ashtuquajtura “Exit Interview” ose e shqiperuar “Intervista e Largimit” qe ndodh kur nepunesi dorehiqet apo largohet nga vendi I punes qe ka mbajtur per disa vite. Pra, burimet njerezore, ne diten e fundit I marrin nje interviste ku I kerkojne mendim per aspekte te ndryshme te punes, marredhenieve njerezore, gjerave qe shkuan mire a keq, apo ne se do kishte mundesine te fillonte nga e para, cfare do kishte bere ndryshe. Keto, dhe tem ate tjera si keto protokollohe, analizohen e sherbejne si platforme per zevendesuesin. Natyrisht jo kaq shabllone ne zbatim, por kuptohet vlera e tyre per institucionin perkates.
Edhe pse nuk e kami dense se si funksionon sistemi ne DASH, dhe cfare procedure I neneshtrohet ambasadori ne largim, koncepti I “exit interview” me erdhi ndermend kur pashe lajmet ne lidhje me mbarimin e mandatit te Ms. Kim.
Krejt koincidence, por keto dite isha duke lexuar librin “Lessons from the Edge” ose Leksione nga tehu i rrepires, (edhe pse nuk jam shume I sigurte ne perkthimin egzakt te titullit te librit), te ish ambasadores se SHBA-se ne Ukraine Marie Yovanovitch. Ambasadorja Yovanovitch, nje ambasadore karriere, me nje sherbim 33 vjecar ne Departamentin e Shtetit, u gjend papritur ne mes ten je lufte politike mes administrates Trump dhe qeverise Ukrainase apo ish funksionareve te larte te Ukraines. Perfundimisht, ajo u shkarkua nga sherbimi I jashtem dhe ishte nje nga deshmitaret kyce para Kongresit Amerikan gjate procedurave te impeachment-it te pare te presidentit Trump.
Pas kesaj, ajo ka shkruar kete liber interesant, ku tregon en detaje aspekte nga veprimtaria e saj ne sherbimin e jashtem (DASH), ku nje vend te gjere ze politika konseguente dhe largpamese e SHBA’ve ne bote dhe ne marredheniet me qeverite anembane globit. Por, ambasadorja trajton edhe problemet qe sherbimi I jashtem has, kur burokrate te administrative te ndryshme, perpiqen ta zhvendosin misionin per qellimet e tyre elektrale, politike apo me keq korruptive ne keto marredhenie.
Eshte nje pershkrim tejet interesant ne kendveshtrimin tim, edhe pse here here me duket sikur disa mendime apo konkluzione ne lidhje me administraten Trump ishin ndikuar nga eksperienca e saj jo e mire me DASH-in e Trump-it.
Leximi I ketij libri hap nje horizont te ri, jo te panjohur, per te kuptuar se cfare ka ndodhur me ambasadoret ne Shqiperi prej vitit 2010 e deri sot.
Qysh ne faqet e para te keti libri me terhoqi vemendjen nje fraze tejet e sinqerte e ambasadores Yovanovitch ku shprehimisht thote:
“Ne marredheniet nderkombetare, ashtu si ne shume ceshtje njerezore, nuk ka receta, dhe as pergjigje te lehta. Ne kemi te bejme me njohuri jo perfekte, dhe udheheqes me te meta, disa here kriminele, dhe po ashtu me kufizimet e vendit nga vijme…”
Kjo fraze eshte shume domethenese, sidomos e ardhur nga goja e nje ambasadoreje me sherbim 33 vjecar ne Departamentin e Shtetit.
Ambasadorja shkruan me nje stilt e cilter e disa here habitesh nga si funksionojne marredheniet mes ambasadoreve dhe eproreve ne DASH , apo ambasadoreve dhe qeverive ku ata sherbejne.
Ka te ngjare qe ambasadorja Kim ta kete lexuar librin e koleges se saj, e ne mungese he per he te nje jeteshkrimi nga ana e Yuri Kim-it per experiencen e saj ne Shqiperi, nje “exit interview” e bere publike do te ishte mjaft interesante e do nxirrte ne pah jo vetem mentalitetin e klases politike ne Shqiperi, por edhe korrupsionin politik e ekonomik te kesaj kaste.
Veprimtaria diplomatike e tre ambasadoreve te fundit ne Shqiperi, Z. Arvizu (2010-2015), Z. Lu (2015-2019) the Znj. Kim (2020-2022), ka shenuar nje mbeshtetje gjithmone ne ngjitje ndaj qeverive te Berishes deri ne 2013, dhe te Rames nga 2013 e deri sot. Ne fakt, ambasadoret atashohen prane qeverive, dhe sit e tille ata punojne me qeverite e radhes, ashtu punoi Arvizu, po aq ngushte punoi Lu, qe perkoi edhe me fillimin e reformes ne drejtesi, e cila u vazhdua nga Znj. Kim. Megjithe kete, demokratet vazhdimisht jane ankuar se Znj. Kim ka perkrahur e favorizuar Ramen shume here qartazi, duke dale, sipas tyre, edhe nga korniza diplomatike e dukshme. Jo vetem kaq, por Znj. Kim, nderhyri haptaz ne kampin opozitar duke favorizuar nje fraksion, pas shpalljes non-grata te Berishes, nderhyrje ne opozite kjo e paprecedente ne 30 vitet e fundit.
Eshte thene direct dhe indirect, se reforma ne drejtesi eshte projektuar dhe ka mbeshtetjen e plote te SHBA-ve e BE-se, dhe kjo eshte e dukshme, por eshte krejtesisht e pakuptueshme se si DASH, perfundon misionin e ambasadores pikerisht ne “klimaksin” e reformes ne drejtesi, dhe disa jave para emerimit te shefit te ri te SPAK. Kjo, e binjakezuar me nxitimin e Xhackes (nenkupto Rama) per te bere te ditur largimin e afert te Kim-it, I hedh benzene zjarrit te skepticizmit se kush eshte ne te vertete ideatori I reformes ne drejtesi. Ne se do ishin amerikanet, nuk ka kuptim te largohet ambasadorja pa plotesuar as 3 vjet, kur dy para-ardhesit ndenjen 5 vjet secili, edhe pse nuk kishin “neper kembe “ nje reforme qe ndodh njehere ne 100 vjet (sipas tyre).
Ne menyre hipotetike, pas blofit diplomatic te qeverise shqiptare, ambasadores mund t’ibeheshin keto pyetje nga shefi perkates ne “exit interview”:
Ne retrospektive, si duhej te ishim sjelle me qeverine shqiptare kur kanabizimi I vendit u shtri ne gjithe territorin.
A duhej mbeshtetur qeveria e cila ndryshoi ligjon per zgjedhjet I dakordesuar midis dy paleve ne ambjentet e ambasades (territory amerikan) Brenda nje jave?
A duheshin mbeshtetur kandidate te lidhur dukshem me qeverine socialiste apo me keq dekoruar e promovuar ish gjykates te kohes se komunizmit.
A duhej shpallur non-grata nje ish KM, pa asnje funksion qeveritar e partiak 10 vjet pasi u votua jashte pushtetit. Po gruaja e gjithe familja e tij?
A duhej toleruar KM I vendit kur ushtronte dhune verbale ndaj grave deputete, gazetareve dhe kujto qe I dilte para ne rrugen e tij drejt autokracise?
Po korrupsioni masiv ne cdo sfere te ekonomise dhe qeverisjes, a duhej te denoncohej pa kushte? A nuk eshte shprehur dhe Presidenti Biden se korrupsioni eshte sot rreziku I madh I demokracise?

Mos duhej te ishim treguar me decisive ne kundershtimin tone ndaj “Open Balkan”?
Mos duhej promovuar nderrimi paqesor I pushtetit tek gjenerata tjeter post komuniste, nje nderrim qe do ngjallte shprese te brezi I ri e do ngadalesonte exodin biblik te viteve te fundit?
Cfare mesime mund te kishim nxjerre nga elita intelektuale e vendit, e cila ne shumicen derrmuese eshte kritike ndaj qeverisjes.
Per sqarim, shtrimi I ketyre pyetjeve hiptotetike, nuk zyrtarizon mendimin se ambasadori amerikan eshte ai/ajo qe duhet te merret me keto gjera, a t’ju jape zgjidhje problemeve tona, por thjesht nje fakt se cfare ndikimi ka pasur ne qeverisjet e pas 90’s, pra thjesht nga perspektiva e DASH’ ne mbeshtetje te demokracise se brishte shqiptare.
Ne vend te mbylljes:
Znj. Kim, kam lexuar shume keshilla nga njerez te ndryshem, politikane, gazetare e njerez te thjeshte ne prag largimi, te gjithe te indinjuar me gjestin aspak diplomatic te Rames ne drejtimin Tuaj.
Nuk ka nevoje per keshilla ne kete prag-largim, por nuk ka habi nga sjellja e socialisteve te sotem. Ata, si pasardhes direkt te fituesve te luftes se viteve ‘43-’44, e kane perfeksionuar kete metode pune. Ju ndoshta nuk e dini, por pasi iku gjermani i fundit (diku aty nga Nentori i 1944’s)paraardhesit e tyre perzune aleatet anglo-amerikane, ca me hir me shume me pahir, dhe ne menyre qesharake I akuzuan se kurre nuk kishin qene te sinqerte ne ndihmen e tyre gjate luftes, po ishin treguar aq hileqare, sa edhe kepucet ua hidhnin nga avioni vetem te majta. Nuk te besohet? Jane ne librin “Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine”, aty ku flitet edhe per barin qe do hanim e nuk do dorezoheshim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button