☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 84.93 ▼2.45%
ARI 4,705 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,851 ▲ +1.85% ETH $2,472 ▲ +0.98% XRP $1.4762 ▼ -1.63% SOL $96.4500 ▲ +1.43%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.93 ▼2.45 % ARI 4,705 ▲0.51 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.93 ▼2.45 % ARI 4,705 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Kryeartikull

Skandali ështe se nuk i shqetëson dhuna, por vetëm fakti që ështe dhunuar Berisha!

Nga Mustafa Nano

Pas rrahjes së Berishës, kam dëgjuar shumë vetë të thonë: Nuk qëllohet ashtu një plak. Lënë të kuptohet pra se nuk e kanë me dhunën. Nuk është dhuna që i shqetëson. Me fjalë të tjera, e ushtruar mbi njerëz, që nuk janë pleq, apo nuk janë pjesëtarë të ndonjë kategorie tjetër vulnerabël, dhuna është ok.

Për shembull, dhuna kafshërore që u ushtrua ndaj agresorit të Berishës u injorua nga të gjithë. Ndoshta sepse “nuk ishte plak”!!! Unë jam i skandalizuar që nuk u vu re se e vetmja dhunë barbare dje ishte ajo mbi agresorin e Berishës. Pamjet televizive të më shumë se dhjetë burrave që bënin vetëgjyqësi me robin e kapur në flagrancë ma sillnin Shqipërinë si Afganistanin e qeverisur nga talebanët.

Por më shumë sesa pamjet ishte edhe injorimi që publiku u bëri atyre pamjeve. Nuk doli askush të thoshte: “Pse ishte nevoja të dhunohej? Pse nuk e dorëzuan në polici? Pse u çua më së pari në selinë e PD-së ? Pse shpura që mbron një personalitet politik duhet ta shtrijë funksionin e vet jo vetëm e thjesht te ruajtja e trupit të boss-it të tyre, por edhe te linçimi i fajtorit?” Më erdhi keq që këto pyetje nuk i dëgjova të bëheshin. E vetmja gjë që e dëgjova deri në mërzi ishte fraza: Nuk mund të sillemi ashtu me një plak.

Hej, njerëz! Dhuna është e gabuar. Dhuna është një nga gjërat më të gabuara në këtë botë. Prandaj, duhet dënuar qartë e prerë dhuna, dhuna pavarësisht se kundër kujt ushtrohet, dhuna pavarësisht në çfarë forme shfaqet, dhuna pa “nëqoftëse” e “por”.

Nëse do t’i mbaheshim këtij parimi, nëse këtë parim do ta kishim për zemër, Sali Berisha, frymëzuesi i madh dhe i pakonkurueshëm i dhunës në Shqipërinë postkomuniste, frymëzuesi i dhunës në të gjitha kuptimet, trajtat e përmasat, Sali Berisha pra do të kishte qenë një personazh me ndikim periferik në shoqërinë e politikën shqiptare. Dhe as që do kujtohej ndonjë rob, qoftë i shëndetshëm apo i sëmurë mendërisht, të merrej me të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.