Ekonomia

INSTAT: Ekonomia u rrit me 2.61 % në 2015

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) sipas INSTAT, për vitin 2015 pati rritje prej 2,61 % krahasuar me vitin 2014.

INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2015, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, pati rritje prej 2,61 % krahasuar me vitin 2014.  Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Prodhimi i Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,73%.në tremujorin e katërt të vitit 2015 vlerësohet me rritje prej 2,15 % kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2014.

Sipas raportit të publikuar të hënën nga Instituti i Statistikave, kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si ndërtimi me 1,54 pikë përqindje, tregti hotele dhe restorante dhe transporti me 0,71 pikë përqindje, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me 0,70 pikë përqindje, aktivitete profesionale dhe shërbime administrative me 0,36 pikë përqindje, shërbimet e tjera me 0,33 pikë përqindje, informacioni dhe komunikacioni me 0,22 pikë përqindje.

Degët që kanë kontribuar negativisht janë aktiviteti pasuritë e paluajtshme me -0,56 pikë përqindje, industria, energjia dhe uji me -0,38 pikë përqindje, bujqësia, pyjet dhe peshkimi me -0,37 pikë përqindje dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit me -0,09 pikë përqindje. Taksat neto mbi produktet kontribuan negativisht me -0,31 pikë përqindje.

PBB sipas metodës së Shpenzimeve

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi në tremujorin e katërt 2015 u rrit me 2,12 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014. Konsumi final i qeverisë, në tremujorin e katërt 2015 u ul me 3,74 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014.

Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 6,89 % krahasuar tremujorin e katërt të vitit 2014. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,76 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014 ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 2,17 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button