Ekonomia

Inaugurohet Plaza Tirana, merr pjesë kryeministri Rama

Vizioni i ri për Tiranën do të ndërthurë qytetin e të shkuarës me atë të së ardhmes, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama me rastin e çeljes së hotelit më të ri në Tiranë “Hotel Plaza”, investim privat shqiptar. Në përshëndetjen e tij, Kryeministri vlerësoi arkitekturën e veçantë të ndërtimit.

“Nuk është, sipas meje të paktën, një hotel me 5 yje më shumë në Europë por është një vepër më shumë në koleksionin e çmuar të arkitekturës bashkëkohore dhe është një vepër e vlerësuar ndërkombëtarisht si një ndër godinat më mbresëlënëse që janë ndërtuar në 10 vitet e fundit dhe po ashtu e ekspozuar në vendin e nderit, në bienalen e arkitekturës në Venecia që është edhe padyshim, platforma më prestigjioze e arkitekturës botërore. Ajo që ma ha mendja e bën të veçantë këtë vepër është fakti që nuk është një kullë e radhës me thjeshtë teknologji të lartë, por është një formë që lind nga ky mjedis dhe që ka atë që në arkitekturën e sotme bashkëkohore quhet veçoria e inteligjencës së mjedisit ku vepra lind.”

unnamedKryeministri e vlerësoi këtë vepër pjesë e vizionit të ri të Tiranës, që gërsheton qytetin e së shkuarës, të sotmes dhe të ardhmes.

“Besoj që është e para, por jo e fundit në radhën e një serie veprash që prej kohësh janë pjesë e një vizioni të ri për Tiranën dhe që hap pas hapi po ndërtohen dhe do vazhdojnë të ndërtohen në përpjekje për t’i dhënë Tiranës një vijë të re qiellore, duke i krijuar po ashtu mundësinë që përveç qytetit të së shkuarës dhe të sotmes të ketë brenda edhe qytetin e së ardhmes. Vlerë e shtuar e kësaj vepre është se është këtu dhe është pjesë e peizazhit të kryeqytetit, është pjesë e jetës shoqërore të qytetit dhe nuk është një mostër e frikshme prej betoni, por është një prani, sipas meje, e ëmbël, tërheqëse dhe jo vetëm kaq, por edhe nxitëse për imagjinatën tonë. Uroj që të tilla të jenë të gjitha ato që do ndërtohen në vijim.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button