Kronika

Policia arreston 50 persona në 24 orë, afro 2000 gjoba për drejtuesit e mjeteve

Policia e Shtetit ka arrestuar 50 persona gjatë 24-orëvë të fundit për vepra të ndryshme penale, ku 15 prej tyre ishin të shpallur në kërkim.

Sipas buletinit të lëshuar nga zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, mësohet se 15 persona të arrestuar ishin të shpallur në kërkim, 11 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 3 persona për dhunë në familje, 6 persona për trafikim të lëndëve narkotike, 3 persona nga sektori kundër krimit ekonomik e financiar, 2 për kundërshtim të forcave të policisë, 7 persona në flagrancë duke vjedhur, 3 persona për armbajtie pa leje. Nderkohe, janë plotësuar 10 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje.

Policia Rrugore ka vendosur 1.976 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 19 leje drejtimi dhe bllokuar 17 automjete pa dokumentacion përkatës. Gjithashtu, policia ka shoqëruar per verifikime të ndryshme 82 persona në të gjithë vendin.

Arrestimet jane kryer në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan e Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës,  Shkodër, Kukës, Dibër e Rinas.

Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me precedentë penale, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe krijuar një ambjent e shoqëri më të sigurt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button