Ekonomia

Radio Kombëtare e Izraelit “Reshet B”, emisionin për promovimin e Shqipërisë

Ambasada e Shqipërisë në Izrael dhe Radioja Kombëtare e Izraelit “Reshet B” organizuan një emision radiofonik live, prej 3 orësh, për promovimin e Shqipërisë, në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Në studion e radios ishin të pranishëm Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, Presidentja e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Felicita Jakoel, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Izrael, Avraham Rinot dhe pronari i kompanisë “Maya”, Moshe Siri, i cili zhvillon aktivitet biznesi në Shqipëri. Ndërsa në bisedë telefonike dhanë opinionet e tyre historiani Avi Shender, biznesmeni izraelit që banon në qytetin e Vlorës, Assaf Binder, Chef i Gastronomisë izraelite, Kobi Mizrahi dhe i mbijetuari i Holokaustit në Shqipëri, Rami Ushka.

Moderatori i emisionit, gazetari i mirënjohur, Naval Robinson dhe promovuesi për turizmin në Shqipëri, Elchanan Litmanoviç, nëpërmjet pyetjeve dhe komenteve të tyre përshkruan zhvillimet dinamike, që po pëson Shqipëria vitet e fundit.

Folësit treguan eksperiencat e tyre në fushat e zhvillimit ekonomik dhe politik të Shqipërisë, të historisë, artit dhe kulturës, turizmit, traditave dhe gastronomisë shqiptare. Gjatë emisionit u fol edhe për zhvillimet dhe raportet miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe kontributin e paçmuar të popullit shqiptar në shpëtimin e hebrejve, gjatë Luftës II Botërore.foto radio 3

Në përfundim të emisionit, në një lidhje të drejtpërdrejtë, shprehu opinionin e tij edhe Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Oryan, i cili vlerësoi bashkëpunimin frytdhënës mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm në kuadrin dypalësh, por edhe në atë të organizatave ndërkombëtare.

Emisioni u shoqërua me muzikë tradicionale, folklorike dhe moderne shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button