Kronika

Gjeneralmajor Jeronim Bazo priti ambasadoren e Republikës Çeke, znj. Bronislava Tomášová.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, priti në një takim të veçantë ambasadoren e Republikës Çeke, në vendin tonë, sh.s. znj. Bronislava Tomášová.
Gjeneral Bazo pasi ka vlerësuar nivelin aktual të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, u shpreh ndër të tjera se: “Forcat tona të Armatosura janë të lidhura ngushtë me NATO dhe bashkëpunimi dypalësh midis vendeve tona është gjithmonë e më shumë në rritje. Dua të veçoj këtu punën e Forcave të Armatosura çeke të angazhuara në misionin e KFOR dhe në RSM, duke treguar profesionalizëm dhe disiplinë të lartë”. Më tej gjatë takimit gjeneral Bazo ka falënderuar ambasadoren Tomášová për lidershipin e treguar nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO, gjeneral Peter Pavel.Nga ana e saj, znj. Tomášová, falënderoi gjeneral Bazon për mikpritjen e ngrohtë si dhe vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit midis vendeve tona në fushën e Mbrojtjes gjë e cila mund të pasqyrohet edhe me vizita të lidershipit ushtarak të Republikës së Çekisë në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button