Rajoni

GREQI – Dendias: Të vetëdijshëm për vështirësitë në marrëdhëniet me Turqinë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një intervistë për edicionin e së dielës të gazetës ”Makedonia” deklaroi se “jemi plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë në marrëdhëniet tona dypalëshe me Turqinë”.

”Po i ndjekim nga afër zhvillimet dhe shpresojmë në ruajtjen e qetësisë dhe paralelisht mbesim fokusuar në qëndrimin tonë të prerë për dialog të sinqertë dhe konstruktiv për zgjidhjen e dallimit tonë në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare të detit”, shtoi ai.

Duke iu referuar marrëdhënieve midis Greqisë dhe Qipros, ai nënvizoi se “çështja e Qipros është prioriteti ynë kryesor kombëtar për të cilin Greqia kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme bazuar në federatën bizonale, bikomunale, sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Dendias tha gjithashtu se ”jam absolutisht i bindur se klima e krijuar në marrëdhëniet greko-turke duhet të vazhdojë dhe pas zgjedhjeve në Turqi dhe mund të kontribuojë pozitivisht në përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Qipros dhe për paqen dhe sigurinë në rajon./ a.jor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button