Kronika

Gjykata: Edmond Koseni do të rikthehet në detyrë me të njëjtën gradë

Gjykata  e Tiranës ka nxjerrë ditën  sotme një urdhër ekzekutimi për rikthimin në detyrë të Edmond Kosenit, ish-drejtori i policisë së Elbasanit në vitin 1997, i njohur ndryshe si ‘Komisari i hekurt’, me të njëjtën gradë që kishte në vitin 2005 kur u pezullua nga detyra.

Pak ditë më parë, me vendim të Gjykatës së Tiranës, Koseni fitoi të drejtën për të marrë të gjitha pagat që nga koha kur ishte pezulluar nga detyra.

Ndërkohë, vendimi i sotëm i gjykatës detyron Ministrinë  e Brendshme dhe Policinë e Shtetit ta sistemojë Kosenin në të njëjtin pozicion që kishte përpara pezullimit.

Në vitin 2005 Koseni u procedua penalisht për torturë ndaj një të dënuari, akuzë për të cilën u shpall i pafajshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button