Kronika
Identifikohet viktima e Kasharit
Disa minuta më parë u raportua për një trup të pajetë që u gjend në Kashar. Bëhet me dije se viktima është Ardian Lleshi banor në Kashar.
Duke ju referuar hetimeve paraprake të policisë, në trupin e të pajetit janë gjetur shenja goditjeje me armë zjarri.
Më herët u raportua se pranë trupit të viktimës u gjend një armë zjarri kallashnikov. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.