Intekonjeksioni me Kosovën, Rama do kërkojë ndihmën e Merkel
Shqipëria pritet të nisë vitin tjetër ndërtimin e linjës së intekonjeksionit me Maqedoninë, por ajo me Kosovën ka mbetur pezull edhe pse gjithçka ka përfunduar.
Shqetësimin për mosvënien në punë të kësaj linje e risolli në vëmendje sërish sot ministri i Energjisë, Gjiknuri.
Duke shpresuar në një zgjidhje me palën serbe, Gjiknuri tha se Rama do të kërkojë ndihmën e kancerales Merkel për të zhbllokuar këtë investim me rëndësi të madhe dhe një financim gjerman.
“Fatkeqësisht nuk kemi mundur te vëmë ende ne pune linjën e interkonjeksionit me Kosovën. Shpresoj të gjendet një zgjidhje sa më parë nga Kryeministri, i cili do të kërkojë ndihmë edhe nga kancelarja gjermane gjate vizitës në Berlin”, tha Gjiknuri gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes OST dhe KfË për ndërtimin e linjës së intekonjeksionit me Maqedoninë.