Sporti ne bote

Siner viziton kombëtaren në Majemi

Futbollistët e presin me duartrokitje tenistin

Një surprizë e bukur ka ardhur për kombëtaren italiane pas mbërritjes në fushën e Inter Miami për seancën e parë stërvitore pas më shumë se dymbëdhjetë orësh fluturimi nga Roma. Atje ishte duke i pritur Jannik Sinner, tenisti numri 3 në botë, i cili po përgatitet për turneun Master 1000 në Miami. Me synimin për t’u hakmarrë ndaj Alcarazit pas humbjes së pësuar në Indian Ëells e për t’i marrë spanjollit numrin 2 në renditjen ATP. Sinner dëshironte të njihte Spallettin dhe lojtarët e kombëtares së tij. Kur ai hyri në fushë, u prit me duartrokitje nga futbollistët. Më pas tenisti bëri një bisedë të gjatë me Spallettin duke parë pothuajse të gjithë stërvitjen e kombëtares. Trajneri i është referuar shpesh Sinnerit në konferencat e tij, duke e treguar atë si shembull: “Sinneri është modeli ynë dhe të gjithë duhet të marrin shembull prej tij”. Spaleti i referohet sukseseve të fundit të tenistit italian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button