Rajoni

Vazhdojnë negociatat me kreditorët për zgjidhjen e borxheve të ndërmarrjeve

Qeveria greke vazhdon sot negociatat me përfaqësuesit e kuartetit të kreditorëve, BE dhe FMN, për arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e borxheve të ndërmarrjeve, e vetmja mosmarrëveshje që ekziston për zhbllokimin e një kredie tjetër për vendin, theksuan burime qeveritare.

Kuarteti, që duhet të largohej sot nga Athina, në përfundim të një misioni një javor do të vazhdojë të qëndrojë deri të shtunën”, sipas agjencisë greke të lajmeve “Ana”.

Ky delegacion përfshin Declan Costello, nga Komisioni Evropian, Rasmus Ruffer, nga Banka Qendrore Evropian (BQE), Nicola Giammarioli, nga Mekanizmi Evropian i Stabilizimit (MES) dhe Delia Velculescu, nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button