Kronika

Kokaina, zbardhen përgjimet. Arjan Dalipi, Ermal Hoxhës: Ka ngri uji, s’lajmë dot qentë

Zbardhen përgjimet telefonike të Ermal Hoxhës dhe të dyshuarve të tjerë të akuzuar si të përfshirë në trafikun e kokainës që përpunohej në laboratorin e Xibrakës.

ermal-hoxhaGazeta “Panorama” ka siguruar bisedat e përgjuara, transkriptet e të cilave ndodhen në dosjen e organit të akuzës. Referuar përgjimeve, të dyshuarit kanë kryer komunikime me gjuhë të koduar me njëri-tjetrin, duke shmangur përdorimin e fjalëve, që mund të ngrinin dyshime. Në një bisedë të datës 13 janar, i dyshuari Arjan Dalipi i thotë Ermal Hoxhës se nuk mund të punohej nga i ftohti. “Kanë ngri markuçët (tubat). Nuk i lajmë dot qentë sot”, i është përgjigjur Dalipi. Sipas Prokurorisë, përmes përgjimeve telefonike është zbuluar se dy shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Valther Moren Moreno më 13 janar janë shoqëruar nga Ermal Hoxha, i cili i ka marrë në ambientet e magazinave ku ishte ndërtuar laboratori dhe i ka kthyer në Tiranë. Po nga përgjimet ka rezultuar se të nesërmen e kësaj dite, Ermal Hoxha, përmes komunikimeve në telefon i kërkon Kelmend Dalipit të shoqëronte dy shtetasit kolumbianë. Nga vëzhgimet e mëvonshme është vënë re se në 10:30, Kelmendi ka mbërritur në laboratorin e Xibrakës me mjetin e tij, nga i cili kanë zbritur dy shtetasit kolumbianë.<

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button