Parlamentare

Dade-Casini, nxitje e bashkëpunimit parlamentar

Arta-DadeKryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade u takua sot me kryetarin e komisionit të Jashtëm të Senatit italian, Pier Ferdinando Casini, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadrin e Forumit të përbashkët italo-shqiptar, i organizuar nga ambasada italiane në Tirane.
Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, si dhe me mundësinë e gjetjes së rrugëve për një komunikim në vijimësi mes Senatit Italian dhe Kuvendit të Shqipërisë, e veçanërisht mes dy komisioneve të jashtme respektive.
Në takim u bisedua gjithashtu rreth koordinimit të punës dhe bashkëpunimit në kuadrin e organizmave ndërparlamentare, me interes dy palësh.
Casini shprehu gatishmërinë e palës italiane për intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve, që sipas tij, do të kontribuojnë në një njohje më të mirë reciproke dhe në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë kuadër, së afërmi, me ftesë të palës italiane, një delegacion i komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërise do të zhvilloje një vizitë zyrtare pranë Senatit italian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button