EkonomiaKronika

FOTOT / Nis projekti i rikualifikimit urban në zonën e Doganës në Laprakë

Një bllok banimi mbi 34 hektarësh në zonën e Doganës në Laprakë ka nisur të rikualifikohet me rrugë, trotuare, infrastrukturë elektrike, kanalizime, sinjalistikë dhe siguri rrugore nga Bashkia e Tiranës.

Rikualifikimi urban i zonës, e cila përbëhet nga 35 segmente rrugore, ku kryesisht mbizotërojnë shtëpi banimi private të ndërtuara në vitet e tranzicionit, pritet t’i japë asaj pamjen e një lagjeje moderne. Paralelisht po zbatohet edhe projekti i UKT-së, për shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellësit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa inspektoi punimet që kanë nisur aty prej disa ditësh, theksoi se projekti respekton të njëjtat standarde të larta si në çdo punë tjetër publike.

“I ftoj edhe këta qytetarë që të hyjnë në rrjetin e formalitetit, të kontribuojnë me taksa, pastaj me këto taksa ne do të bëjmë një lagje që ka nevojë për urbanizim. Jam shpresëplotë se do ta përfundojmë përpara Vitit të Ri, i cili do t’i gjejë banorët në një zonë totalisht të modernizuar. Mezi pres që me planin e ri vendor, që do të kalojmë gjatë kësaj vjeshte, të vendosim për investime të tjera në zonë, për ta kthyer Fushën e Aviacionit, Doganës, njësinë 7, rrugën ‘Teodor Keko’, kufizimin me rrugën e Durrësit, dhe hyrjen në autostradë, në një hyrje dinjitoze të Tiranës” theksoi Veliaj.

unnamed-2unnamed-3unnamed-4

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button