Ekonomia

BB: Më shumë se gjysma e 15-vjeçarëve në Shqipëri, analfabetë

Teksa teknologjia dhe përdorimi i saj është në themel të kërkesave që kanë punëmarrësit në të gjithë boten, vende të tilla si Shqipëria e kanë të vështirë ti përshtaten nevojave të reja që paraqet tregu i punës, sipas një raporti të posaçëm “Zhvillimi Botëror 2016”.

“Nga Libani, Peruja dhe Vietnami, punëdhënësit janë në kërkim të stafeve që të punojnë në ekipe, të  mund të zgjidhin probleme, të mendojnë në mënyrë kritike. Megjithatë, në shumë vende, sistemet arsimore dështojnë për të siguruar edhe njohuritë bazë, si të lexuarit dhe numëruarit. Më shumë se gjysma e 15-vjeçarëve janë funksionalisht analfabetë në vendet me të ardhura mesatare të tilla si Shqipëria, Indonezia, Jordani, Kazakistan, Malajzia, dhe Peru”, konstaton Banka Botërore.

Institucioni financiar ndërkombëtar vë në dukje se sistemet e sotme të arsimit dhe trajnimit kanë dështuar, raporton Monitor.

Përdorimi i dixhital i teknologjive kërkon aftësi themelore njohëse, të tilla si leximi dhe numërimi. Por, një punëtor i mirë-arsimuar në shekullin e 21-të gjithashtu ka nevojë për aftësi që të jenë lehtësisht të transferueshme nëpër vende pune dhe profesione dhe të jenë fleksibël ndaj kërkesave të tregut të punës. Kjo shumëllojshmëri e aftësive gjithmonë ka qenë e rëndësishme, por tani është e domosdoshme, këshillon Banka.

Në Poloni dhe Republikën Sllovake një e pesta e të rriturve nuk mund të përdornin një kompjuter.

Në Maqedoni, 43 për qind e kompanive thonë se  aftësitë e teknologjisë së informacionit (TIK) janë shumë të rëndësishme për punëtorët, por më shumë se 20 për qind thonë se punëtorët nuk i kanë këto aftësi.

Gjithnjë e më shumë punëtorë edhe pse të kualifikuar në disa drejtime nuk mund të integrohen në tregun e punës, pasi nuk dinë të përdorin kompjuterin dhe internetin.

Por shumë qeveri në vendet në zhvillim janë duke nxitur disa shërbime publike nëpërmjet TIK.  Shërbimet  e-qeverisje janë portale të ankesave që ftojnë qytetarët të raportojnë probleme të shërbimit, ose ( “proaktive”) .

Portalet e ankesave dhe qendrat e thirrjes për reagime qytetare janë përhapur me shpejtësi në të gjithë vendet në zhvillim, por gjithësi ky reagim i shoqërisë është në një numër shume të kufizuar në  Shqipëri dhe Pakistan, thotë raporti i bankës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button