Kronika

Ministri Peleshi në Prishtinë: Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, Peleshi: Ballkani në NATO, garanci për stabilitet

Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë më tej bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe homologu i tij Armend Mehaj, nënshkruan në Prishtinë marrëveshjen e bashkëpunimit.

Gjatë takimit të përbashkët, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi e garantoi ministrin e Mbrojtjes së Kosovës për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë si në rrafshin politik edhe në atë teknik. “E gjithë eksperienca që Shqipëria ka në rrugën e integrimit të plotë në NATO do të vijojë të përcillet e plotë tek vëllezërit tanë kosovarë”, – tha pas takimit, ministri Niko Peleshi.

Ministri Peleshi përgëzoi Forcat e Sigurisë së Kosovës për angazhimin në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit, krahas kolegëve amerikanë në Kuvajt.

Teksa foli për stërvitjen më të rëndësishme “Defender Europe 2021”, ministri Peleshi u shpreh se është një lajm shumë i mirë për të dy vendet që SHBA dhe partnerët e NATO-s u dhanë me përzgjedhjen për zhvillimin e kësaj stërvitjeje.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se anëtarësimi i plotë i vendeve të rajonit në Aleancën e NATO do të thotë më shumë siguri.

Shpresojmë fort se ka ardhur koha që, Republika e Kosovës me ndihmën e vendeve aleate, partnere dhe mike të mundë të gjitha barrierat, që e pengojnë atë të ecë përpara në rrugëtimin e pandalshëm euroatlantik. Integrimi i plotë i Ballkanit në NATO do të thotë më shumë siguri, stabilitet dhe demokraci jo vetëm për këto vende, por edhe për Aleancën. Për më tepër integrimi është një ëndërr e përbashkët e popujve të Ballkanit, të cilët meritojnë të shpërblehen për sakrificat e tyre”, – u shpreh ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi.

Në përfundim të takimit ministri Peleshi e ftoi homologun e tij për një vizitë në Tiranë, ndërsa i shprehu angazhimin personal për hapjen e një kapitulli të ri dhe shumë intensiv të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, që do të vijojë me implementimin e aktiviteteve të përbashkëta të planifikuara më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button