Kronika

Zbardhet motivi, ja pse u ekzekutua 36- vjeçari në mes të kryeqytetit

Vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së dielës ka si motiv hakmarrjen, mëson “Panorama.al”.

Burimet pranë grupit hetimor të ngritur menjëherë pas ngjarjes, thanë se viktima ka pasur një sherr të mëparshëm me atentatorin.

Ndërsa ky i fundit ka vepruar sonte, duke e ekzekutuar Elton Çiçan me dy plumba në kokë në mes të një lokali në Tiranë.

Vrasja e sotme ka lidhje edhe me një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në Kombinat, ku ushtarakut Elton Imeri i vunë bombë në makinë. Edhe atëherë, hetimet për shpërthimin në makinën e oficerit të policisë ushtarake Elton Imeri në Kombinat u përqendruan në pistën e hakmarrjes.

Kjo pasi nga verifikimet e Prokurorisë e Policisë, ka rezultuar se në muajin Korrik të vitit të kaluar, vëllait të oficerit, shtetasit Ervis Imeri, i kanë vendosur tritol poshtë makinës ‘Fiat’ në të njëjtën mënyrë në Tiranë.

Dyshohet se pasi kanë dështuar me atentatin ndaj Ervis Imerit, i cili e zbuloi bombën nën makinën e tij, autorët e ngjarjeve kanë dashur të hakmerren ndaj ushtarakut Elton Imeri, duke u vendosur bombën nën makinën ‘Golf 4’.

Sipas prokurorisë, poshtë makinës së Elton Imerit në qendër të Kombinatit, ishin vendosur 400 gramë tritol. Vëllai ushtarakut shtetasi Ervis Imeri, është i dyshuar se në 31 Mars, natën, në lagjen “Demokracia” në Tepelenë, bashkë me tre persona të maskuar e të armatosur, me armë dhe me dhunë grabitën shtëpinë e të moshuarit Naim Çiça.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button