Kronika

Kultivimi i kanabisit, përplasje me armë në fshatin Frashër

bbNjë përplasje me armë zjarri është verifikuar paraditen e së martës në fshatin Frashër të Përmetit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, i plagosuri është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.
Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet që konflikti i armatosur të ketë ndodhur për kontrollin e zonave të kultivimit të kanabisit.
I plagosuri që është dërguar drejt Tiranës është identifikuar si shtetasi Gazmir Ibro, shtojnë më tej burimet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button