Ekonomia

Vendimi, ulen gjobat për shkeljet e bëra nga biznesi

Procedurat e reja tatimore ulin gjobat për shkeljet e bëra nga biznesi. Nenet përkatëse të ligjit u miratuan me konsensus në komisionin e ekonomisë.

Për shkelje të afatit për mosdeklarim, gjoba përgjysmohet; për mospagimin në kohë të tatmit mbi fitimin bëhet 10 për qind e detyrimit; ndërsa për mosdeklarim të numrit të punonjësve, gjoba për biznesin e madh behet nga 500 mijë në 200 miljë lekë.

Ndërkohë, për biznesin e vogël gjoba është 50 mijë lekë dhe po kaq është për moslëshimin e kuponit tatmor. Në ligjin e ri të procedurave tatimore janë marrë parasysh shfuiqizimet e bëra nga Gjykata Kushtuese të gjobave që shkonin deri në 10 milionë lekë për mosdeklarim malli.

Gjoba është me ulje deri në 10 herë për mosafishimin e çmimeve. Kontrollet tatimore duhen njoftuar 30 ditë përpara dhe gjatë kësaj kohe biznesi ka të drejtë të vetëkorrigjojë deklarimet kundrejt një gjobe prej 50% të detyrimit tatimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button