Kronika

Manja: Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu të hetohen nga SPAK

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu si dhe ata që kanë dhënë dorëheqjen duhet të hetohen nga SPAK.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama duke folur për pavarësinë e drejtësisë, ministri Manja u shpreh se, lidhur me pavarësinë në sistemin e drejtësisë s’mundesh të akuzosh dot apo të drejtosh gishtin se po ndërhyjmë apo po cenojmë pavarësinë e gjyqësorit në drejtim të një force politike siç është PS, që jemi krijuesit dhe mbështetësit kryesor të Reformës në Drejtësi jo me fjalë po me vepra. Ky është një fakt botërisht i ditur sepse ne këtë parim që lidhet me shtetin e së drejtës dhe shtetformimin e kemi në ADN-në tonë si parti dhe nuk kemi ndërhyre as te drejtësia e vjetër dje dhe aq më pak te drejtësia e re sot që ne jemi sponsorizuesit e kësaj drejtësie për të qenë një drejtësi e pavarur në shërbim të qytetarëve.

“Besoj se në këtë pikë kushdo që e thotë ketë dhe kushdo që drejton gishtin në drejtimin tonë sigurish duhet ta drejtojë gishtin nga vetja”, tha ai

Manja shtoi se, kur flasim pavarësinë e gjyqësorit duhet të dimë se kush është pavarësia e gjyqësorit.

“Pavarësia e gjyqësorit e ka garantuar Kushtetuta dhe ligji në sistemin e reformës në drejtësisë dhe lidhet drejtpërsëdrejti me vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. PS, Kryeministri por dhe çdo përfaqësues i PS asnjëherë edhe kur këto vendimmarrje kanë qenë të diskutueshme nuk i ka diskutuar kurrë vendimet e gjykatës sepse për ne vendimet e gjykatës nuk komentohen, zbatohen. Vendimet e gjykatës kanë të drejtë ti komentojnë akademikët për qëllime studimi dhe jo ne si forcë politike. Ama të kërkosh performancën e institucioneve të drejtësisë jemi në të drejtën tonë kushtetuese dhe ligjore. Performanca në sistemin e drejtësisë është diçka e matshme dhe e vlerësueshme, e referuar gjithë standardeve ndërkombëtare për drejtësi të pavarur. Dhe në këtë pikë, kryeministri dhe unë si ministër i Drejtësisë jemi në ushtrimin e përgjegjësive që na ngarkon ligji dhe kushtetuta që ka të bëjë me luftën kriminaliteti, krimit të organizuar dhe korrupsionit në këtë vend sepse lidhet me politikat e drejtësisë dhe politikat e drejtësisë janë atribut dhe përgjegjësi kushtetuese e ligjore e kësaj mazhorance që ka marrë vote e qytetarëve për të qeverisur. Dhe të kërkosh rritjen e performancës, të kërkosh angazhimi e organeve të drejtësisë  në luftës  kriminaliteti, krimit të organizuar dhe korrupsionit, kjo lidhet me treguesit e kriminalitet, me uljen dhe ngritjen e kriminalitet”, tha ai

Manja shtoi se vetingu ka vlerësimin maksimal. Komponenti kryesor i reformës në drejtësi është vetingu. Vetingu u konceptua si mekanizëm për të pastruar sistemin e drejtësisë nga llumi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që e kishin kthye drejtësinë në pazarin e gjësë së gjallë dhe vetingu ka arritur të ia dal me sukses të këtij misioni për vlerësimin kalimtarë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“800 gjyqtarë dhe prokuror, përfshi dhe ndihmësit gjyqësor dhe këshilltarë ligjor janë subjekt rivlerësimi. Në filtrin e vetingut kanë kaluar 530 gjyqtarë dhe prokuror, por ama nëse vetingu u konceptua nga pikëpamja ligjore për të pastruar drejtësinë, kjo është vetëm njëra anë medaljes sepse organet e tjera të ndjekjes penale dhe të hetimit kanë përgjegjësinë kushtetuese dhe ligjore për hetuar deri në fund gjyqtarë dhe prokurorët që dolën nga sistemi për deklarim të rrem të pasurisë për pjesshëm të pasurisë dhe për fshehje të pasurisë dhe korrupsion. Ku është shqetësimi ynë sot dhe në vazhdim. Nga 530 gjyqtarë 197 janë shkarkuar për deklarim të rrem të pjesshëm, fshehja pasurie dhe 51 të tjerë kanë dhen dorëheqjen për shkak të procesit të vetingut dhe për këto ka një shqetësim të madh sepse 27 prej tyre kanë dhënë dorëheqje, pasi kanë marrë rezultatet e vlerësimit nga KPK, ndërsa pjesa tjetër, kanë një vlerësim të pasurisë edhe për këto por nuk dihet fati i tyre”.

“Referuar kodit të Procedurës Penale, ka afate për ushtrimin  ndjekjes penale dhe të hetimit dhe po tu referohemi afate për veprën penale deklarim të rremë fshheje të burimeve financiare për aforo 22 gjyqtarë dhe prokuro referuar kohës për shkak të mosveprimit të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale, rrezikon të parashkruhet ndjekje penale dhe ky fenomen nëse nuk vihet në lëvizje prokuroria dhe SPAK, dhe rrezikojnë të humbasim afate e ndjekjes penale dhe të hetimit për një pjesë të madhe dhe prokurorëve që kanë dalë nga sita e vetingut”, theksoi.

Manja shtoi se thelbi i reformës në drejtësi ishte rritja e besimit të publikut tek drejtësia sepse ne ku kishim drejtësi. Ky është shqetësimi i Kryeministri dhe i imi. Në këtë fazë të reformës në drejtësi ne kemi përgjegjësin para shqiptarëve dhe nëse nuk ushtojnë funksionet e drejtësisë ne shkojmë në pikën zero, ky është shqetësimi.

Në vijim, Manja shtoi se kanë shkuar në SPAK dhe në juridiksioni e Prokurorisë së Përgjithshme 19 gjyqtarë dhe prokuror që janë kallëzuar në prokurori, tre nga këto i ka çuar KPK, të tjerë kanë shkuar nga kallëzime avokates dhe nuk ka asnjë informacion se çfarë është bërë me këto.

“Ka një informacion dje se është ulur për fshehje pasuri një apartament 60 m2 sipas njoftime që dha SPAK ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Po me rrethin e të tjerëve të shkarkuar nga vetin çfarë do bëhet? Do lëmë të kalojnë afate për ta kthyer procesin e vetingut dhe besimin e publikut të pikën zero”, tha Manja.

Duke ju referuar shifrave Manja tha se në 197 prokurorët dhe gjyqtarë e larguar dhe 50 të dorëhequrit nga frika e vetingut janë 10 gjyqtarë dhe prokuror që kryesojnë listën.

“Hapet lista me një subjekt 857 milionë lekë të vjetra, mungesë burimesh financiare dhe pasuri ose 714 mije euro ku në jetë e vet ka bërë vetëm punë e prokurori. Drejtësia e re duhet ta hetojë. Një tjetër 800 milion lekë të vjetra apo 673 mijë euro”, tha ai..

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button