Kronika

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati te ‘Rruga e Dibrës’

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e zonës në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë.

Newsbomb.al raporton se sapo është hedhur nga kati i tretë i një pallati një 16 vjeçare. Fillimisht u tha se bëhej fjalë për një djalë por newsbomb.al konfirmon se në fakt bëhet fjalë për një vajzë.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i adoleshentes dhe as arsyet që e çuan të vetëhidhej por mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Forcat policore dhe ambulanca kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes. 16-vjeçarja është transportuar për në spital ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button