Kronika

“Prenga”, policët: Të shtënat në komisariat, nuk e pamë deputetin

Efektivët e policisë që kanë mbërritur në Lagunën e Patokut pas konfliktit mes fiseve Cali e Prenga kanë dëshmuar në seancën gjyqësore ndaj deputetit Armando Prenga.

Agim Vathaj, Gjon Kola dhe Lutfi Hima kanë dhënë dëshminë e tyre në Gjykatën e Lartë, ku kanë treguar versionin e ngjarjes. Ata thanë se Gjok Cali ka qënë i plagosur në kokë dhe se për këtë u kishte thënë se ishte goditur nga Armando Prenga.

Policët dëshmuan më pas se nuk kishin arritur të merrnin dot kallëzimin e Gjok Calit në komisariat për shkak se jashtë komisariatit nisën krisma armësh, por ata thonë se nuk e kanë parë Armando Pregnën. Polici Lutfi Hima është shprehur se në sherrin jashtë komisariatit ishin gati 20-25 persona.

Prokuroria ka kërkuar 75 dëshmitarë në seancën gjyqësore ndaj deputetit të përfshirë pak kohë më parë në një konflikt në Lagunën e Patokut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button