Kronika

Kush është 38-vjeçari nga Tepelena, që u ekzekutua mbrëmë në Athinë? Ishte dënuar për një sërë veprash penale

Kristo Halili, i cili njihej edhe si Keli në Greqi, është personi që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Athinë.
38-vjeçari nga Tepelena, u ekzekutua nga një person në rrugën Ajo Pavllo dhe Psaron, një zonë që, kontrollohet nga bandat shqiptare dhe ku janë ekzekutuar disa anëtarë të bandave shqiptare të krimit.
Mësohet se Halili ka qenë në burg i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, zjarrëvënie të qëllimshme, prishje të pronës së tjetrit, kërcënim dhe gjobëvënie.
Raportohet se Halili ishte qëlluar me plumba në kokë dhe bark. Një dëshmitar okular për mediat greke zbuloi se autori i vrasjes kishte veshur një xhaketë gri dhe kishte hipur në një makinë po ashtu gri.
Zona pas incidentit u rrethua nga forca të forta policie, ndërsa autoritetet u vunë në kërkim të provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button