Rajoni

U zbulua shtypshkronja për para të falsifikuara në një fshat pranë lumit Danub

Kartëmonedha të falsifikuara me vlerë të përbashkët 2.5 mln. euro u sekuestruan nga një shtypshkronja ilegale e zbuluar në fshatin Deljanovci pranë qytetit danubian Svishtov te Bullgarise. Në operacionin e zbulimit morën pjesë nëpunës të Agjencisë Shtetërore të Sigurimit Kombëtar dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme nën udhëheqjen e Prokurorisë rajonale të qytetit Pleven. Në vend janë gjetur makina shtypi dhe etiketa ngjitëse holografike për kartëmonedha prej 100 eurosh. U ndaluan tri veta në moshë midis 30 dhe 40 vjeç. Dy prej tyre kanë dënime të mëparshme për krime, njëri prej të cilave është shpallur për kërkim ndërkombëtar në vitin 2014, përsëri për prodhimin e parave të falsifikuara. Hetimi u fillua pas marrjes së një sinjali se jashtë shtetit përdoren bankënota të rreme, të prodhuara në Bullgari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button