Kronika

Shifra rekord, 4.794 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani vetëm në muajin prill

Numri më i madh i azilkërkuesve në Gjermani, është nga Shqipëria. Gjatë një deklarate, Ministri i Brendshëm gjerman, Tomas De Maizire, ka thënë se nga Shqipëria ka një fluks të pazakontë, që vetëm për muajin prill kap shifrën rekord prej 4.794 personash.

“Nga Shqipëria, vetëm për vitin 2015, ka 11.292 aplikime për azil. Pjesa më e madhe e tyre vijnë përmes rrugëve të Mesdheut. Në këtë mënyrë, Shqipëria mban vendin e parë për muajin e shkuar sa u takon kërkesave për azil. Sipas autoriteteve është vërejtur që ka një rritje të migrimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, – tha De Maizire.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, në muajin prill kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë kanë qenë 3.020, ndërsa për muajin shkurt 1.794.

Kështu, shqiptarët, kanë kaluar në vendin e parë sa i takon numrit të madh të zilkërkuesve, duke lënë pas kosovarët dhe sirianët.

Related Articles

Nje koment

  1. kjo eshte politika e te menxhurve ne kryje dhe prisni tju rregullojne me pune se duane ca vota per familiaret e tyre dhe kapitalet e njerzeve ne politike se si ukandadide shqiperija dhe ku do shkoje sa te gjeje gjuhen saliu me ramen per pronate e familiarrve dhe interesat e veta cfar pret ky vende dhe ku do shkoje ladi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button